Musliu-Shoshi: Qeveria nuk ka dëshmuar se ka strategji për ta mbrojtur historinë tonë

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi tha se Qeveria e Kosovës nuk e ka dëshmuar se ka një plan strategjik për ta mbrojtur historinë e shtetit dhe mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në foltoren e Kuvendit, Musliu-Shoshi tha se vetëm Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë reagoi publikisht ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, teksa pyeti se pse nuk reaguan përfaqësitë tjera diplomatike të Kosovës.

“Atë që do duhej ta bënte diplomacia e shtetit, sot po detyrohen ta bëjnë studentët shqiptarë nëpër botë, konkretisht studentët shqiptarë në Francë arritën të ndikojnë në tërheqjen e një publikimi për Hashim Thaçin dhe UÇK-në. Pa paga nga shteti, pa buxhet diplomatik, pa ambasada, por me guxim, dinjitet dhe përgjegjësi kombëtare. Me 16 shtator në Hagë u mor një vendim i padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së dhe historisë sonë që shkundi themelet e këtij shteti. Kosova ka plotë 34 ambasada dhe 12 konsultata të përgjithshme nëpër botë. Pra, 46 përfaqësi diplomatik edhe konsullore dhe nga reagimet publike që i kam identifikuar vetëm një ambasadë ka reagim të konfirmuar dhe kjo është Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, çka kanë bërë 45 tjera, përderisa Serbia vazhdon përpjekjet për ta deformuar historinë tonë, Qeveria jonë ende nuk ka dëshmuar se ka një strategji të koordinuar diplomatike për ta mbrojtur atë”, tha ajo.

Të ngjashme