Mallra kontrabandë në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluara në veri të Kosovës. Në mesin e mallrave të konfiskuara kishte ushqime, pije, cigare, barna dhe veshje, ndërsa 504 shpezë të gjalla, të gjetura pa origjinë dhe certifikatë shëndetësore, janë asgjësuar për shkak të rrezikut për shëndetin e qytetarëve.
Aksion ky i cili është zhvilluar n[ bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve
dhe njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Agjencinë e Kosovës për
Inteligjencë (AKI) si dhe me Doganën e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
,
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik
se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve
dhe njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Agjencinë e Kosovës për
Inteligjencë (AKI) si dhe me Doganën e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve intensive
disamujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arritur të zbulojë dhe të
ndërpresë veprimtarinë e dyshuar të futjes së mallrave nga territori i Republikës së
Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale në zonat e thella
malore të veriut të vendit, duke iu shmangur kontrollit doganor.
Në kuadër të këtyre hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në pajtim me nenin
86 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, që nga data 24 prill 2026 janë zbatuar
masa të veçanta hetimore, të cilat janë realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim të
vazhdueshëm me Prokurorinë, Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për
Inteligjencë. Zbatimi i këtyre masave ka mundësuar zbulimin e lokacioneve dhe të
rrugëve ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në territorin e Republikës së Kosovës,
identifikimin e personave dhe të automjeteve të përfshira, ndjekjen e lëvizjes së mallrave
deri te vendet ku ato shkarkoheshin e depozitoheshin, si dhe dokumentimin e
veprimtarisë së dyshuar, me ç’rast të dhënat e siguruara përmes tyre kanë shërbyer si
bazë për ndërmarrjen e aksioneve të koordinuara në terren dhe për sekuestrimin e
mallrave e të automjeteve.
2
Hetimet janë filluar në muajin prill të vitit 2026, ndërsa gjatë tyre, nën udhëheqjen e
Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, janë
identifikuar rrugët ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në Kosovë, mënyra se si këto
mallra shkarkoheshin në objekte të marra me qira për këtë qëllim, si dhe pikat nga të
cilat ato shpërndaheshin më tej në treg. Gjatë periudhës maj – shtator 2026 janë
ndërmarrë mbi njëzet aksione në zonat kufitare dhe në vendbanimet e komunave të
Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, me ç’rast është vërtetuar
se automjetet që përdoreshin për këtë veprimtari në shumicën e rasteve ishin të
modifikuara për kontrabandë, ngase u ishin hequr ulëset e pasme, ndërsa vozitësit, me
të vërejtur praninë e zyrtarëve policorë, i braktisnin automjetet dhe largoheshin nga
vendi.
Qëllimi i këtyre hetimeve ka qenë që mallrat të cilat nuk u janë nënshtruar rregullave të
importit dhe procedurave të zhdoganimit, përfshirë edhe mallrat ushqimore, barnat dhe
pijet, të mos lejohen të shpërndahen te qytetarët e Republikës së Kosovës pa iu
nënshtruar më parë kontrollit të institucioneve kompetente, ngase për këto mallra nuk
dihet origjina, mënyra e ruajtjes dhe e transportit, as afati i përdorimit, andaj ato
paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve, ndërsa njëkohësisht
dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe bizneset që veprojnë në pajtim me ligjin.
Lidhur me këtë rast hetimet zhvillohen për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave
penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Tregtia e ndaluar” nga neni 299 i
Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa janë identifikuar personat e dyshuar për
përfshirje në këtë veprimtari, ndaj të cilëve procedura penale vazhdon.
Në vazhdën e këtyre hetimeve, sot, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në
koordinim të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe
institucioneve të tjera ligjzbatuese, është zhvilluar edhe një aksion i koordinuar, me
ç’rast janë zbatuar kontrolle në disa lokacione, me qëllim të sigurimit të provave të
mëtejme dhe të gjetjes së mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.
Gjatë këtyre aksioneve, përfshirë edhe aksionin e sotëm, janë sekuestruar: mbi njëzet e
dy (22) automjete, ndër to kamionë, furgonë, xhipa dhe vetura, si dhe mallra me vlerë
doganore mbi dyqind mijë (200.000) euro, pa llogaritur taksat dhe detyrimet e tjera,
kryesisht produkte ushqimore, pije alkoolike, joalkoolike dhe energjike, cigare dhe barna
pa banderola, produkte higjienike, si dhe tekstil, përfshirë edhe veshje me marka të
mbrojtura tregtare pa autorizim apo licencë përkatëse. Në njërin nga rastet janë gjetur
504 shpezë të gjalla pa origjinë dhe pa certifikatë shëndetësore, të cilat, me vendim të
inspektorit veterinar, janë asgjësuar për shkak të rrezikut për shëndetin e njerëzve.
Hetimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa Prokurori i Shtetit, pas vlerësimit të të
gjitha provave të siguruara, brenda afateve ligjore do të marrë vendimet përkatëse në
pajtim me Kodin e Procedurës Penale.
3
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me
Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe çdo institucion tjetër ligjzbatues, mbetet e
përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe të kriminalitetit ekonomik, në mbrojtjen e
shëndetit dhe të sigurisë së qytetarëve, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në vënien
para drejtësisë të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.