“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar Qeverinë për procesin e gjatë të renovimit të Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, Rama tregoi se në ndërtesën e rinovuar të Teatrit është duke u bërë edhe një “mbindërtim”.

“A PO E NJIHNI KËTË OBJEKT? Është Teatri Kombëtar i Kosovës, në mes të Prishtinës, që tash e pesë vjet është në renovim! A po e shihni atë ‘mbindërtim’ atje? Kështu po e rinovon MKRS-ja thesarin e kulturës sonë, Teatrin Kombëtar”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama tha se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) e ka bllokuar “krejt Prishtinën në emër të mbrojtjes së trashëgimisë”, kurse në ndërtesën e Teatrit po lejohet, sipas tij, mbindërtim.

Të ngjashme