Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky institucion duhet të jetë gardian i pavarur i Kushtetutës dhe të mos i nënshtrohet interesave politike.
Në një postim në Facebook, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Osmani ka vlerësuar se legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia e pavarur nga politika.
“Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë as zgjatim i politikës, as peng i interesave të pushtetit, por gardiane e pavarur e Kushtetutës”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se drejtësia duhet t’i shërbejë Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve, duke mos u ndikuar nga politika.
“Legjitimiteti i demokracisë qëndron te drejtësia që nuk i nënshtrohet politikës, por i shërben vetëm Kushtetutës, shtetit dhe interesit të qytetarëve”, ka shkruar ish-presidentja.