Krasniqi për Ramën pas prerjes së fotografisë ku shihet Kurti: Besëpremi!

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Alban Krasniqi, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi një fotografi nga Samiti i Procesit të Berlinit, i mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi, në të cilën ishte prerë pjesa ku shihej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi, përmes një postimi, ka kritikuar Ramën, duke e akuzuar për qëndrime të mëparshme ndaj Kosovës dhe territoreve shqiptare.

“E ka pre në besë një popull të tërë, ka tentu të prejë territore shqiptare me Vuçiqin, nuk na befason që prenë një fotografi me foton ku është KM i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai e ka përfunduar reagimin me një cilësim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit shqiptar.

“Besëpremi!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme