Protestuesit në Tiranë hedhin gur, policia u kundërpërgjigjet me ujë

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Ka vazhduar edhe të enjten protesta në kryeqendrën shqiptare, Tiranë.

Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur kapsollë dhe gurë në drejtim të policisë.

Ndërkohë, forcat policore u janë kundërpërgjigjur me ujë

Nga ana tjetër, përmes megafonit, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës.

Gjithashtu, policia ka kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve. /TCH

Të ngjashme