Ka vazhduar edhe të enjten protesta në kryeqendrën shqiptare, Tiranë.
Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur kapsollë dhe gurë në drejtim të policisë.
Ndërkohë, forcat policore u janë kundërpërgjigjur me ujë
Nga ana tjetër, përmes megafonit, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës.
Gjithashtu, policia ka kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve. /TCH