Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është arrestuar.
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK

Ai po hetohej nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.
Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit, raporton Top Channel.
Lidhur me rastin, raportohet të jenë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere, ndërsa në pyetje po merren edhe punonjës të tjerë të institucionit.
Aktualisht, Voja po qëndron në ambientet e policisë së Fieit, ndërsa po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK.

















