Ekonomia Online
FUNDIT

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“BE-ja në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me votimin e mundshëm që pritet të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagim.

Ne reagim thuhet po ashtu se ndryshimet e propozuara ngrejnë shqetësime serioze lidhur me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht në aspektin e pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe garantimit të llogaridhënies efektive.

“Gjithashtu, këto ndryshime ngrenë shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre.Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, ne kemi qenë të angazhuar në mënyrë aktive në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive tona tek autoritetet e Kosovës. Këtu përfshihet edhe nevoja për zhvillimin e konsultimeve paraprake përpara miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, vazhdon reagimi.

Të ngjashme