Ekonomia Online
FUNDIT

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Hoti: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur së është duke marrë pjesë në konferencën që po zhvillohet në Bratisllavë, e cila trajton zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor si një përgjigje ndaj sfidave gjeopolitike.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, pjesëmarrja në këtë forum i jep mundësinë të paraqës perspektivat e Kosovës në procesin e integrimit europian.

Sipas tij, Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë.

Postimi i plotë:

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, po marr pjesë në konferencën që po zhvillohet në Bratisllavë, e cila trajton zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor si një përgjigje ndaj sfidave gjeopolitike.

Pjesëmarrja në këtë forum më jep mundësinë të paraqes perspektivat e Kosovës në procesin e integrimit europian, të theksoj rëndësinë e stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal, si dhe të kontribuojmë në dialogun mbi rrugën e përbashkët drejt BE-së.

Në një kohë kur sfidat gjeopolitike kërkojnë përgjigje të koordinuara, reforma të qëndrueshme dhe angazhim të qartë ndaj vlerave europiane, Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit të saj europian.

Të ngjashme