Ekonomia Online
FUNDIT

Qytetari në Gjakovë gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici

Qytetari në Gjakovë gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici

Sot në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur qytetari L. Rudi, i cili ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në rrugën “Bujar Roka”.

Portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, ku brenda tij janë gjetur 656 euro e 95 cent, si dhe dokumente personale.

Pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë pronarin e portofolit, të cilit i janë kthyer paratë dhe dokumentet personale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e falënderon qytetarin L. Rudi për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare” thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme