Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka takuar sot gjatë ditës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Antero Lopes.
Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe garantimit të zbatimit të barabartë të ligjit për të gjithë.
Postimi i plotë:
Në takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, z.Antero Lopes, diskutuam për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe garantimit të zbatimit të barabartë të ligjit për të gjithë.
Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur. Është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në shtet, mbrohet dinjiteti i tyre dhe garantohet drejtësia.
Kosova ka nevojë për institucione të forta ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është i pambrojtur para tij.














