Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, SHISH, pas zhvillimeve në hetimin ndaj drejtueses së deritanishme, Vlora Hyseni.
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Dekreti mban numrin 595 dhe është firmosur më 12 nëntor 2026, me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Sipas dokumentit, emërimi hyn në fuqi menjëherë.
Hasani merr drejtimin e institucionit në një moment kur SHISH-i është në qendër të vëmendjes për shkak të hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila është marrë nën hetim nga SPAK.
Me dekretimin e saj, Esmeralda Hasani merr zyrtarisht drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

















