Ekonomia Online
FUNDIT

Erjon Vishkulli përfundon me sukses operacionin e dytë, javën tjetër i nënshtrohet ndërhyrjes vendimtare për shikimin

Erjon Vishkulli përfundon me sukses operacionin e dytë, javën tjetër i nënshtrohet ndërhyrjes vendimtare për shikimin

Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy në protestën e para disa javëve, ka përfunduar me sukses operacionin e dytë në radhë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë 28-vjeçari, i cili deklaron se në ditët në vijim do të duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, sërish vendimtar për shikimin e tij.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon… Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim.

Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time.

Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë! Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan Vishkulli. /Top Channel

Të ngjashme