Ekonomia Online
FUNDIT

Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në zgjedhjet vendore të vitit 2027

Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në zgjedhjet vendore të vitit 2027

Që prej vitit 2019, kur Tuzi fitoi statusin e komunës më vete, duke u shkëputur nga Podgorica, kjo trevë shqiptare ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.

Për herë të parë, drejtimi i pushtetit vendor kaloi tërësisht në duart e shqiptarëve, dhe fale lobimit te Forumit Shqiptar ne qeverinë malazeze jane siguruar fondet per investime.

Përtej investimeve dhe ndryshimeve infrastrukturore, një tjetër zhvillim që vihet në dukje nga drejtuesit shqiptarë është zbutja e emigracionit.

Sipas tyre, vitet e fundit në Tuz ka më shumë të rinj, një tregues që e lidhin me mundësitë e krijuara dhe perspektivën e re në vendlindje.

Zgjedhjet lokale të vitit 2027 do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Në këtë përballje të dyfishtë, shqiptarët e Tuzit synojnë të ruajnë një drejtim të pavarur të komunës, duke vijuar ta menaxhojnë vetë qytetin dhe zhvillimin e trevës së tyre./TCh/


Të ngjashme