Shiroka Pula priti kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.

Sipas komunikatës së Presidencës, gjatë takimit u diskutua për mbrojtjen e rendit kushtetues, garantimin e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe rëndësinë e sundimit të ligjit.

“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve në këto fusha”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, me theks të veçantë te edukimi dhe integrimi i saj në shoqërinë gjermane.

Sipas Presidencës, vëmendje iu kushtua edhe kontributit që komuniteti kosovar vazhdon të japë në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë.

“Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që komuniteti kosovar jep në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme