Katër biznesmenë nga Serbia, të afërt me pushtetin aktual, janë përfshirë në një listë personash ndaj të cilëve kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka kërkuar vendosjen e sanksioneve nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Në listën e personave për të cilët propozohen sanksione, janë: Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko, nga kompania Millennium Team, Davor Macura, nga Alta Banka, dhe Zhelko Mitroviq, pronar i televizionit Pink.
Sipas letrës së 14 tetorit, në të cilën Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, Wilson kërkon që këtyre katër biznesmenëve t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe përdorimi i sistemit financiar amerikan.
Wilson i është drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit në cilësinë e bashkëkryesuesit të Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i njohur si Komisioni amerikan i Helsinkit.
Në kërkesë, katër biznesmenët përshkruhen si bashkëpunëtorë të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët i shfrytëzojnë burimet publike për pasurim personal.
“Ata mbajnë në këmbë regjimin e tij të korruptuar, kanë vepruar për të minuar interesat e SHBA-së në Serbi dhe në rajon, si dhe janë përfshirë në mënyrë aktive në manipulimin e zgjedhjeve të 25 tetorit”, thuhet në letër.
Millennium Team dhe Alta Banka i kanë hedhur poshtë këto pretendime në përgjigjet e tyre për Radion Evropa e Lirë, duke i cilësuar si të pavërteta, ndërsa Zhelko Mitroviq nuk u është përgjigjur drejtpërdrejt akuzave.
Asnjëra nga këto tri kompani nuk është nën sanksione ndërkombëtare dhe nuk ka qenë as në të kaluarën.
As biznesmenët Ivan Boshnjak, Stojan Vujko dhe Davor Macura nuk janë sanksionuar ndonjëherë.
Përjashtim bën Zhelko Mitroviq, pronari i televizionit Pink, i cili ishte sanksionuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për koment.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi shihen si një nga sfidat më të mëdha elektorale për Vuçiqin, i cili këtë herë kandidon për kryeministër.
Ai dhe Partia e tij Përparimtare Serbe kanë qenë në pushtet në Serbi gjatë 14 vjetëve të fundit.
Departamenti amerikan i Shtetit, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk i komenton komunikimet e tij me Kongresin, e as veprimet që lidhen me raste konkrete, për shkak të konfidencialitetit të të dhënave për viza.
“Administrata Trump mbron vendin dhe qytetarët tanë duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike gjatë shqyrtimit të kërkesave për viza”, thuhet në përgjigje.
Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione kur vlerësojnë se një shtet, kompani, organizatë apo individ përbën kërcënim për sigurinë e tyre kombëtare, politikën e jashtme ose ekonominë.
Megjithatë, sanksionet janë instrument i politikës së jashtme dhe vendosja e tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi i sanksionuar është dënuar për ndonjë vepër penale.
Në kërkesën për vendosjen e sanksioneve thuhet se Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko, nga kompania Millennium Team, përfitojnë kontrata të shumta me shtetin dhe kompanitë kineze, të cilat dyshohet se janë të lidhura me korrupsion.
Sipas kërkesës, kjo praktikë i përjashton gradualisht kompanitë perëndimore – përfshirë ato amerikane – nga tregu serb, duke i favorizuar bizneset e afërta me pushtetin.
Për Alta Bankën pretendohet se është e përfshirë në veprimtari të pastrimit të parave, ndërsa televizioni Pink akuzohet se po përqendron kontrollin mbi mediat dhe se shërben si mjet propagandistik i pushtetit.
Kongresisti Joe Wilson vlerëson se Vuçiq e ka dobësuar sundimin e ligjit dhe se ka bërë përpjekje për ta eliminuar konkurrencën demokratike në Serbi.
“Ai u ka dhënë shumë premtime Shteteve të Bashkuara, por nuk ka përmbushur asnjë. Në vend të kësaj, regjimi i tij kleptokratik i ka hapur dyert për ndikimin rus dhe kinez”, thuhet në letër.
Wilson i bën thirrje sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, t’i ndërmarrë masat e propozuara “për të siguruar që regjimi i Vuçiqit të mos mund t’i vjedhë zgjedhjet”.
Komisioni amerikan i Helsinkit, bashkëkryesues i të cilit është Wilson, është një komision i pavarur i Qeverisë federale amerikane.
Sipas faqes së tij zyrtare, komisioni synon të forcojë sigurinë përmes promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëpunimit ekonomik, mjedisor e ushtarak në hapësirën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin 57 shtete.
Disa ditë para zgjedhjeve, edhe një grup senatorësh amerikanë nga të dyja partitë u bëri thirrje autoriteteve serbe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e 25 tetorit, duke shprehur shqetësim për zhvillimet para votimeve.
Ata i cilësuan si “thellësisht shqetësuese” raportimet për përgjime të paligjshme të pjesëtarëve të opozitës dh
Alta Banka, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, i hedh poshtë pretendimet se Alta Group, Alta Banka apo Davor Macura janë të përfshirë në pastrim parash, korrupsion, keqpërdorim të burimeve publike apo ndërhyrje në procesin zgjedhor.
“Asnjë autoritet kompetent, në asnjë juridiksion, nuk ka nxjerrë ndonjë konstatim apo vendim të tillë ndaj Alta Bankës, Alta Pay Group apo zotit Macura”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të bankës.
Sipas tij, Davor Macura nuk është politikan, por sipërmarrës privat, aktivitetet e të cilit përfshijnë sektorin bankar, shërbimet e pagesave dhe fusha të tjera.
Alta Banka thekson se vepron nën mbikëqyrjen e Bankës Kombëtare të Serbisë dhe se zbaton standardet më të larta për parandalimin e pastrimit të parave dhe respektimin e rregullave financiare.
“Efektiviteti i këtyre kontrolleve dhe i sistemit të përputhshmërisë me rregullat është konfirmuar disa herë përmes auditimeve të brendshme dhe të jashtme”, thotë zëdhënësi i bankës.
Ai shton se banka mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me autoritetet rregullatore dhe organet e zbatimit të ligjit, për të luftuar rrjedhat e paligjshme financiare.
Në përgjigje thuhet, gjithashtu, se banka nuk ka parë asnjë provë që kërkesa për sanksione i është dërguar Departamentit amerikan të Shtetit dhe se do të kërkojë sqarime nga autoritetet kompetente lidhur me pretendimet e ngritura.
Edhe kompania Millennium Team, në përgjigjen e saj për REL-in, thotë se vepron “në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin”.
“Nuk komentojmë pretendime të pavërteta dhe të pabazuara. Në rast të publikimit të tyre, të drejtat tona do t’i mbrojmë përmes mjeteve ligjore që kemi në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.
Ndërkaq, Zhelko Mitroviq, pronar i Pink Media Group, në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë në pyetjet e REL-it, dërgoi një postim të tij në Instagram, të publikuar më 2 korrik, në të cilin u kishte uruar amerikanëve Ditën e Pavarësisë.
“Personalisht, jam shumë i lumtur që Serbia dhe Amerika kanë hyrë në një epokë të re të zhvillimit të shpejtë të marrëdhënieve pozitive dhe miqësore”, kishte shkruar ai.
Në atë postim, Mitroviq kishte përmendur edhe një “ndërprerje të shkurtër në marrëdhëniet” mes Serbisë dhe SHBA-së në fund të viteve 1990, të cilën e kishte cilësuar si periudhë të karakterizuar nga “keqkuptimet dhe mungesa e mirëkuptimit”.
Në fund të viteve 1990, Mitroviq ishte përfshirë në listën e sanksioneve amerikane si person i afërt me regjimin e Sllobodan Millosheviqit, aktivitetet e të cilit mbështesnin atë regjim.
Millosheviq, ish-president i Serbisë dhe i Republikës Federale të Jugosllavisë, vdiq në paraburgimin e Tribunalit të Hagës, ndërsa po gjykohej nën akuzat për krime lufte.
Sanksionet e atëhershme ndaj Mitroviqit përfshinin ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, si dhe ndalimin e marrëdhënieve tregtare dhe financiare me kompani dhe individë amerikanë.
Në atë periudhë, Mitroviq ishte i sanksionuar edhe nga Bashkimi Evropian.
Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko janë pronarë të kompanisë Millennium Team – një prej kompanive të mëdha të përfshira në projektet kryesore infrastrukturore në Serbi.
Kompania u themelua në fillim të vitit 2003 dhe fillimisht merrej me tregtimin e produkteve ushqimore dhe mbeturinave.
Dy vjet më vonë, ajo nisi të merrej edhe me ndërtimtari.
Që atëherë, Millennium Team është angazhuar në disa prej projekteve më të mëdha në Serbi, përfshirë ndërtimin e kompleksit “Beogradi mbi ujë” dhe të objekteve për ekspozitën ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.
Sipas dokumenteve financiare publike të kompanisë, të analizuara më herët nga Radio Evropa e Lirë, fitimi i saj në fund të vitit të kaluar tejkaloi 21 milionë euro.
Boshnjak dhe Vujko janë gjithashtu pronarë të rreth 15 kompanive të tjera në Serbi dhe në rajon.
Millennium Team ka edhe një kontratë lobimi në Shtetet e Bashkuara me firmën ligjore Steptoe LLP, me seli në Uashington, sipas regjistrit të agjentëve të huaj të Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Firma ligjore Steptoe, në dokumentet e dorëzuara tek autoritetet amerikane, ka bërë të ditur se bashkëpunimi me kompaninë serbe, Millennium Team, përfshin marrëdhëniet me mediat, si dhe kontaktet me institucionet dhe zyrtarët në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.
“Aktivitetet në SHBA përfshijnë lobimin pranë Kongresit, si dhe departamenteve dhe agjencive të pushtetit ekzekutiv”, thuhet në dokumente.
Pronari i Alta Group, Davor Macura, ishte në qendër të vëmendjes së publikut në mes të tetorit, pasi autoritetet e Malit të Zi nuk e lejuan të hynte në atë vend dhe e kthyen nga Aeroporti i Podgoricës.
Kompania deklaroi atëkohë se Macurës nuk i ishte dhënë ndonjë shpjegim për ndalimin e hyrjes.
Sipas saj, në procesverbalin e policisë kufitare ishte shënuar si arsye “mbrojtja e sigurisë kombëtare, përkatësisht e sigurisë së brendshme ose e shëndetit publik”.
Kompania theksoi se procesverbali nuk përmbante “asnjë arsyetim, bazë faktike apo provë”.
Davor Macura e nisi biznesin në vitin 2008, kur hapi një këmbimore valutore me emrin Alta në Zemun të Beogradit.
Në vitin 2014, ai e kaloi veprimtarinë në kompaninë Alta d.o.o.
Me kalimin e viteve, kompania e zgjeroi aktivitetin nga këmbimi i valutave në shërbimet e pagesave.
Në vitin 2019, ajo ndryshoi emrin në Alta Pay Group, ndërsa në vitin 2025 në Alta Group.
Në vitin 2024, Alta Pay u vu nën shqyrtimin e Bankës Qendrore Evropiane për mënyrën se si, së bashku me kompaninë Diplomat Pay, kishte siguruar aksione në bankën austriake Addiko.
Gazeta Financial Times raportoi atëherë se Banka Qendrore Evropiane kishte hetuar për muaj të tërë kompaninë Alta Pay, për shkak të dyshimeve lidhur me kontrollet kundër pastrimit të parave dhe pyetjeve për origjinën e kapitalit të Davor Macurës.
Alta Pay deklaroi se nuk kishte dijeni për një hetim të tillë, se autoriteteve rregullatore u kishte dorëzuar dokumentacionin për origjinën e mjeteve financiare dhe kontrollet e brendshme, dhe se pretendimet për parregullsi të mundshme ishin të pabazuara dhe të pavërteta.
Ndër aktivitetet e Macurës dhe kompanive të tij që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, është edhe bashkëpunimi i Alta Pay me Ndërmarrjen Elektroenergjetike të Serbisë (EPS).
Që nga nëntori i vitit 2023, Alta Pay Group ndërmjetëson pagesat elektronike të faturave të energjisë elektrike përmes faqes dhe aplikacionit të EPS-it, “Uvid u raçun”.
Ndërsa, nga qershori i vitit 2025, qytetarët e Beogradit nuk i paguajnë më faturat e energjisë në llogarinë e EPS-it pranë Thesarit të Shtetit, por në një llogari të hapur në Alta Banka.
EPS-i ka deklaruar se Alta është vetëm njëra nga bankat me të cilat bashkëpunon me sukses. Megjithatë, kontratat që përcaktojnë hollësitë e këtij bashkëpunimi, nuk janë publike.
Nga një këmbimore e hapur në vitin 2008, Macura e ka zgjeruar biznesin në sektorin bankar, përmes blerjes së JUBMES Bankës, si dhe në shërbimet e pagesave, pasuri të paluajtshme dhe ndërtimtari.
Në vitin 2026, përmes kompanisë Alta Retail, ai mori në pronësi edhe zinxhirët tregtarë Idea, Roda dhe Mercator në Serbi.
Zhelko Mitroviq drejton kompaninë Pink Media Group, veprimtaria kryesore e së cilës është prodhimi i programeve televizive.
Ai e nisi biznesin në fund të viteve 1990, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, kur themeloi radion dhe televizionin Pink, e më pas edhe kompaninë diskografike City Records.
Në atë periudhë, Mitroviq ishte pjesë e udhëheqjes në të Majtën Jugosllave (JUL) – parti e drejtuar nga Mirjana Markoviq, bashkëshortja e Sllobodan Millosheviqit.
Aktualisht, Mitroviq është pronar ose bashkëpronar i 18 kompanive që veprojnë në sektorë të ndryshëm – nga mediat dhe kinematografia, te prodhimi i çokollatave, çamçakëzëve dhe dronëve.
Serbia është gjithnjë e më shumë në vëmendjen e anëtarëve të Kongresit amerikan gjatë muajve të fundit.
Në gusht, kongresisti republikan, Joe Wilson, dhe ai demokrat, Bill Keating, paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një projektligj që kërkon masa ndaj Serbisë, për shkak të prapësimit demokratik dhe lidhjeve të saj me Rusinë dhe Kinën.
Më pas, në Senat u paraqit një tjetër projektligj për Serbinë, i mbështetur nga të dyja partitë, me nismën e senatorit republikan, Chuck Grassley, dhe atij demokrat, Richard Blumenthal.
Përveç sanksioneve financiare dhe kufizimeve të vizave për zyrtarët serbë, projektligjet parashohin edhe pezullimin ose kushtëzimin e Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë.
Autoritetet serbe nuk i komentuan këto nisma ligjore.