Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas kërkesës së PDK-së që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet sërish në Kuvend, duke rikujtuar deklaratat e mëhershme dhe “presionin për votimin e tij”.
Përmes një postimi, Bajqinovci ka ngritur pikëpyetje për qëndrimet e atyre që, sipas tij, kërkonin votimin e ligjit me çdo kusht dhe ushtronin presion mbi Qeverinë dhe deputetët e VV-së.
Ai ka përmendur edhe deklaratat për bomba dhe kërcënimet se deputetët nuk do të dilnin të gjallë pa e votuar ligjin, duke kërkuar që qytetarëve t’u jepet një shpjegim për qëndrimet e tanishme.
Postimi i tij i plotë:
E tash, qysh me ia ba me ato deklaratat e forta për bomba dhe fjalët se “deputetët nuk dalin të gjallë pa e votuar ligjin”?
Ku janë sot ata që ushtronin presion të madh publik mbi Qeverinë dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!?
Na thoshit: “Votojeni ligjin, se ndryshe s’bën!”
Ne e votuam!
PDK-ja, paska kërkuar që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet sërish në Kuvend, pas gjithë atyre deklaratave, reagimeve dhe protestave?
A vlejnë të njëjtat kritere edhe për PDK-në, apo kërkesat dhe presioni publik vlejnë vetëm kur bëhet fjalë për deputetët e VV-së?
Ku mbetën ultimatumet dhe ku mbetën zërat që kërkonin votimin me çdo kusht?
Qytetarët meritojnë një shpjegim!