Zgjedhjet në Serbi, Haziri: Më 25 tetor bashkojeni votën për një listë, për një qëllim

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim të votës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se bashkimi rreth një qëllimi të përbashkët është i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e synimeve politike të shqiptarëve.

“Kur bëhemi bashkë për një qëllim, për një kauzë në themelet e Referendumit për të drejta e bashkim, s’mund t’ju ndalë askush. Më 25 tetor bashkojeni votën për një listë, për një qëllim, për një Referendum. Rikthimi te lista e përbashkët ishte dhe mbeti qëllim i përbashkët”, ka shkruar Haziri.

Të ngjashme