Drita ka arritur një fitore të madhe në derbin më të madh të futbollit kosovar, duke mposhtur FC Prishtinën me rezultat bindës 0:3 në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional.
Skuadra gjilanase konfirmoi rikthimin në formë të lartë përmes një loje dominuese, duke i shkaktuar njëherësh humbjen e parë kryeqytetasve që nga momenti kur drejtimin e pankinës e mori trajneri Orges Shehi.
Protagonistët e këtij suksesi ishin Blerim Krasniqi, Liridon Balaj dhe Bouena, të cilët tundën rrjetën për të vulosur një triumf me shumë vlerë.
Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 20 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë të renditjes tabelare, tashmë vetëm dy pikë larg Prishtinës që gjendet në vendin e dytë.