“Qysh ndahet fëmija prej nanës, ku ekziston kjo?”, flet vajza e axhës së Arlindës

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt është deklaruar për media, pas vrasjes makabre të familjare së saj.

Ajo shprehet e revoltuar me sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se si mund të ndahet fëmija nga nëna, duke pretenduar se Arlindës nuk iu dha djali nga ana e ish-bashkëshortit të saj.

“Nuk e di kush e ka djalin, me pas pasur komunikim me këta njerëz ish zgjidh problemi, por ata njerëz nuk janë. Ata normalisht e ka çu djalin për çdo vikend, kur u shku me marr, nuk ia kanë dhënë djalin, aty ka plasë belaja. Qysh e ndan fëmijën prej nanës? Ku ekziston kjo? Vetëm këtu, sepse i korruptojnë njerëzit”, u shpreh vajza e axhës së Arlindës.

“Ka pasur raste me të, e ka lajmëru, por shteti e ka neglizhuar. Nuk ka pasur përkrahje as ndihmë. E vetmja unë që i kam thënë shko në Amerikë, qëroji hesapet me të, se atje ka ligj. Por ajo ka qëndruar këtu se ka dashtë me qenë afër familjes”, u shpreh ajo.

“Ata nuk janë njerëz normal, janë njerëz të çmendur”.

Të ngjashme