Nis grumbullimi i deputetëve për seancën e jashtëzakonshme

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, bashkëbisedojnë para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi i Kosovës kishte paraparë që seanca e jashtëzakonshme plenare të fillonte në orën 16:00, pas vrasjes së fundit në Vitomiricë të Pejës.

Në seancë pritej të diskutohej për rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësinë institucionale, parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe mbrojtjen e jetës së grave.

Të ngjashme