Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave për Siguri dhe Shëndet në Punë.
Sipas njoftimit, për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në objekt, deri në eliminimin e parregullsive dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e rreziqeve në vendin e punës”.