Gjendet një person me lëndime të rënda trupore në Deçan, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore në fshatin Baballoç të Deçanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 26 tetor, rreth orës 14:40.

Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas mjekut kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Fsh. Baballoç, Deçan26.10.2026-14:40. Dëshmitari mashkull kosovar, kishte gjetur viktimën mashkull kosovar, të shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore. Viktima në gjendje të rëndë shëndetësore sipas mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme