Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë.

Në këtë ceremoni marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Përurimi i kësaj njësie shënon një tjetër zhvillim në Klinikën e Kardiologjisë, pas investimeve në modernizimin e hapësirave dhe pajisjeve për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.

Të ngjashme