Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të përfaqësohet me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj.

Olimpiada e të rinjve mbahet prej 31 tetorit deri më 13 nëntor në Dakar të Senegalit. Pritet pjesëmarrja e 2654 sportistëve të moshës prej 15 deri në 18 vjet. 

Kosovën e përfaqësojnë xhudistja Arba Hasanaj, taekwondistja Shega Sejdiu dhe atleti Eris Abdullahu. Ky i fundit jeton në Gjermani dhe do të udhëtojë direkt për në Senegal.

Komiteti Olimpik i Kosovës të martën mbajti një konferencë për shtyp në të cilën prezantoi ekipin për Lojërat Olimpike për të Rinj.

Ky është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike për të Rinj. Kosova debutoi në edicionin e kaluar, të mbajtur në vitin 2018 në Buenos Aires. Ishte përfaqësuar me pesë sportistë ndërsa medalje broniz kishte fituar xhudistja Erza Muminoviq.

Të ngjashme