Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Mickoski, ka shkruar se me Haxhiun, kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Postimi:

Sot zhvillova një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në takim biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal, mund të kontribuojmë për më shumë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit.

Të ngjashme