“Po jetojmë në spektaklin më të madh jashtë ekranit”, Vesa Smolica me mesazh pikant

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Vesa Smolica ka tërhequr vëmendjen me një postim të publikuar në Instagram, ku ka ndarë një mesazh ironik përmes të cilit duket se e krahason realitetin e përditshëm me një spektakël të madh.

“Big Brother kush?! Ne po jetojmë në spektaklin më të madh të realitetit në ambient të hapur, zemër, shijoje”, shkruan Vesa në postimin e saj, shkruan Indeksonline.

Me këtë deklaratë, artistja lë të kuptohet se ajo që po ndodh jashtë ekraneve është po aq interesante sa një reality show, duke e shoqëruar mesazhin edhe me një emoji të kokoshkave.

Mbetet të shihet nëse ky postim i Vesa Smolicës lidhet me ndonjë zhvillim të caktuar apo është thjesht një koment ironik për situatat që po ndodhin përreth saj.

Të ngjashme