Projektligjet për energjinë dhe energjinë elektrike parashohin mbrojtje të veçantë për konsumatorët e cenueshëm, masa kundër monopoleve dhe rregulla të reja për ruajtjen e energjisë, përfshirë bateritë. Kështu u tha në dëgjimin publik të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, ku u shqyrtuan Projektligji nr. 11/L-003 për Energjinë dhe Projektligji nr. 11/L-004 për Energjinë Elektrike, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se projektligjet synojnë të forcojnë të drejtat e konsumatorëve, të rrisin konkurrencën në treg dhe të mundësojnë integrimin e energjisë së ripërtëritshme, ndërsa përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, institucionet publike paraqitën vërejtjet dhe propozimet e tyre për plotësimin e dispozitave.
Kryesuesi i grupit punues për këto dy projektligje, Valon Ramadani, shpjegoi qëllimin e tyre dhe fushëveprimin.
“Qëllimi i projektligjit për energji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave të përgjithshme që do rregullojnë aktivitetin në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, për të siguruar furnizim të sigurtë, të qëndrueshëm, cilësorë me energjinë, për të mundësuar pjesëmarrjen aktive në tregjet rajonale dhe paneuropiane të energjisë. Ndërkaq projektligji për energji elektrike ka fushëveprimi dhe rregullimin e aktiviteteve të energjisë elektrike, duke përfshirë të drejtat dhe detyrimet e prodhuesve të energjisë elektrike, operatorët e ruajtjes së energjisë elektrike, operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes”, tha ai.
Mjeku tha se dy projektligjet përmbajnë risi në raport me legjislacionin aktual, duke veçuar mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, mundësinë e ndërrimit të furnizuesit dhe masat për rritjen e konkurrencës.
“Për mos me i mbuluar të gjitha pikat e përmbajtjes së dy projektligjeve, disa pjesë të landës natyrisht që ruhen përmbajtjen e legjislacionit aktual, shumë pika janë risi, unë po i theksoj tri çështje të rëndësishme për pjesëmarrësit këtu sot, por edhe veçanërisht për publikun. Në radhë të parë po i përmend përparësitë që konsumatorët do të kenë me këto dy ligje të reja. Kemi parapë mbrojtje të veçantë për konsumatorët e cenueshëm, herë të parë krijohet baza për kategorizimin e tyre, por edhe për kategorizimin ose definimin e mbështetjes që duhet t’u përgjigjet konsumatorëve në mënyrë që ata t’i shmangin pasojat e varfërisë energjetike. Pra, masat mbështetëse do t’i përgjigjen nevojës në këtë rast. Po e garantojmë të drejtën e konsumatorit me ndërru furnizuesin lehtë, edhe pa kosto të ndëshkuese, por edhe mundësinë që konsumatorët me qenë një pjesëmarrës aktiv në treg”, tha ai.
Më tej, Mjeku theksoi se projektligjet synojnë të mbrojnë konkurrencën dhe të krijojnë rregulla për ruajtjen dhe agregimin e energjisë, si dhe për përzgjedhjen e furnizuesit të shërbimit universal.
“Në radhë të dytë po parashojmë një mbrojtje më të madhe të konkurrencës, veçanti ka rregulla për me ndaluar monopolin edhe abuzimin e pozitës dominuese, kjo pa shmangshëm ndikon në çmime të cilat duhet me qenë më të drejta. E kemi zgjeru gamën e aktiviteteve që mbulohen, tani e kemi edhe magazinimin e energjisë po gjithashtu edhe agregimin, edhe e kemi rregulla të hollësishme për caktimin e obligimit të shërbimit publik, ose më saktë edhe të caktimit të furnizuesit të shërbimit universal, me këtë rast parashihet një procedurë konkurruese për caktimin e furnizuesit. Në radhë të tretë, që është risi për Republikën e Kosovës, është rregullimi i baterive. Bateritë shihen si një domosdoshmëri për me balancu sistemin, edhe me mundësu integrimin e energjisë ripërtëritshme”, tha ai.
Nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Dardan Abazi tha se organizata i mbështet në parim të dy projektligjet, por vlerësoi se ato po vijnë me vonesë dhe se paketa mbetet e paplotë pa Ligjin për Rregullatorin e Energjisë.
“Në parim, ne i mbështesim këto dy ligje. Jemi vonë së paku tre vjet për këto ligje. Kjo pako është e paplotë pa Ligjin për Rregullatorin për Energji. Kërkojmë që së paku sponsorizuesi të japë një lloj pasqyre se cilat janë këto nene. Jemi gjithashtu të shqetësuar që kjo vonesë e Ligjit për Rregullatorin për Energji mund të nënkuptojë se do të zbatohen disa prej dispozitave të programit për racionalizimin e agjencive, që është miratuar në Qeveri. Me anë të këtij programi, jemi të shqetësuar se mund të preken disa prej elementeve të pavarësisë së rregullatorit”, tha ai.
Ndërkaq, anëtari i Bordit të ZRRE-së, Adnan Preniqi, paraqiti propozime për ndryshimin e dispozitave që lidhen me obligimet e shërbimit publik dhe kompetencat e rregullatorit.
“Shëmbull është obligimi i shërbimit publik, thuhet për shembull në paragrafin 11, zëvendësohet harmonizohet edhe me paragrafe 3 dhe deri në 7 dhe 10, dhe plotësohet paragrafi 9. Për shembull, kur një propozim, kur ministria vlerëson se mbrojtja e interesit të përgjithshëm publik kërkon vendosje, ndryshimin ose përfundimin e një obligimi të shërbimit publik, që hyn në kompetencën e rregullatorit, ajo i paraqet rregullatorit kërkesë të arsyetuar të shoqëruar me të dhënat dhe vlerësimet përkatëse. Rregullatori e shqyrton kërkesën dhe merr vendimin të pabarabartë, të arsyetuar dhe të publikuar brenda 30 ditëve kalendarike nga pranimi i kërkesës së plotë. Ministria nuk mund të ndryshojë e përfundojë ose pezullojë vendimet e rregullatorit të marra në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore. Kjo dispozitë nuk cenon kompetencat e posaçme të autoriteteve për menaxhimin e krizave emergjente të ushtruara sipas legjislacionit përkatës, duke respektuar domosdoshmërinë për profesionalitetin kufizimin e kohës dhe pavarësinë e rregullatorit. Pra, fjala e dytë e paragrafit 9 zëvendësohet kostot e obligimit dhe shërbimit publik njihen me tarifa vetëm në masën që verifikohen nga rregullatori, si të arsyeshme dhe efikase, sipas metodologjive përkatëse, duke zbritur kompensimet e tjera për të njëjtat kosto dhe duke shmangur mbi kompensimin”, tha ai.
Preniqi paraqiti gjithashtu propozime që lidhen me prodhimin e energjisë nga instalimet për vetëprodhim, ruajtjen e energjisë, tarifat e kyçjes në rrjet dhe shmangien e rikuperimit të dyfishtë të kostove.
“Te projektligji për 11-shi neni 22, paragrafi 11, vazhdo, vazhdo zotëri kryeministër. Projektligji për energjinë elektrike, ku thuhet neni 5, prodhimi i energjisë elektrike ndërhyrja e propozuar e paragrafit 3 është riformulim. Prejashtimisht nga neni 4 i këtij ligji, prodhimi i energjisë elektrike nga instalimet vetëprodhuese prapanjësorit me kapacitet deri në 1 megavat nuk i nënshtrohen autorizimit për ndërtim apo lëshimet e lejes nga rregullatori. Është edhe një propozim te neni 8, i ruajtjes së energjisë, domethënë ne e kemi parë dy nene si propozime të reja, me qëllim të tarifave të për qëllime të tarifave të rrjetit, ndërmarrja që ushtron aktivitetin e ruajtjes trajtohet sipas shfrytëzimit përkatës të rrjetit gjatë marrjes dhe dorëzimit të energjisë elektrike. Trajtimi tarifor përcaktohet sipas metodologjive të miratuara nga rregullatori, duke siguruar trajtim jo diskriminues pas hyrje të kosto dhe respektim të ndalimit të tarifimit të dyfishtë sipas këtij ligji. Përfshirë nenin 84 në paragrafin 4.2. Neni 7, tarifat për kyçjen e stabilimenteve të ruajtjes në rrjet bazohen në kostot reale të arsyeshme dhe efikase të kyçjes teknike dhe nuk përfshijnë procedurat ose kostot administrative të panevojshme. Kostot për garantimin e kapacitetit të kyçjes ose tejkalimin e kufizimeve operacionale kur janë të zbatueshme sipas nenit 29 përcaktohen dhe ndahen sipas metodologjive të harmonizuara të propozuara nga operatori përkatës dhe të miratuara nga rregullatori. Metodologjitë sigurojnë që e njëjta kosto të mos rikuperohet dy herë përmes pagesave të kyçjes, tarifave në rrjet ose mbulime të tjera të financimit”, tha ai.
Në përmbyllje të dëgjimit publik, Mjeku falënderoi pjesëmarrësit për komentet dhe propozimet, duke theksuar se ato do të shqyrtohen, por se kjo nuk nënkupton se të gjitha do të pranohen.
“Ju falënderoj të gjithëve për komentet që keni dhënë, sepse diskutimi me të vërtetë është i frytshëm. Edhe i mbështetur në çështje konkrete, nuk domethënë që pajtohemi me të gjitha komentet që janë dhënë, por i çmojmë komentet e secilit dhe i premtojmë që do t’ju shqyrtojmë ato, si sponsorizues i ligjeve tash e kemi rolin e praparojës, ligjet janë ne durt e deputetëve, ata mund t’i shtyjnë përpara ndryshimet konkrete që janë të nevojshme, por edhe ne jemi përpjekur me dhënë kontributin tonë, edhe ju garantoj që nuk ka me mbet asnjë koment pa u shqyrtuar. Kjo nuk e garanton pranimin e tyre, sepse gjithmonë po flasim për pikënisjen që është legjislacioni evropian, për harmonizimin edhe me ligjet e tjera, por përfundimisht edhe për nevojën me e ngritë konkurrencën në treg, në mënyrë që ne me i mbrojtë konsumatorët tanë, me siguru përballueshmërinë e kostos, me siguru furnizimin edhe në fund të fundit me arritë dekarbonizimin”, tha ai.
