“Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.

Dhjetëra protestues nga mbarë Kosova janë mbledhur për të marshuar në kryeqytet. Destinacioni i parë i tyre do të jetë Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga Donika Gërvalla.

Përmes pankartave, ata kanë kërkuar dorëheqjen e personave përgjegjës, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të ngjashme