Arrestohet një grua në Malishevë, dyshohet se kërcënoi djalin pas një kontesti pronësor

Prishtinë | 29 Tet 2026 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Një grua është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se ka kanosur djalin e saj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 28 tetor 2026, rreth orës 22:15.

“Malishevë 28.10.2026 – 22:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ajo pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme