Policia e Kosovës po vazhdon hetimet lidhur me mesazhin për vendosjen e një bombe në një shkollë në Leshak të Leposaviqit.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 07:17, pasi një mësimdhënës kishte pranuar një mesazh në emailin e shkollës ku thuhej se brenda objektit ishte vendosur një bombë.
Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës.
Objekti është kontrolluar nga njësitë për deminim dhe Njësia K9, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, transmeton Klankosova.tv.
Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Lajmërim i rremë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.