Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G., i shpallur fajtor për vrasje të rëndë, në një rast që ndodhi më 3 shtator 2023, në lagjen “Arbanë” të Prizrenit.
Sipas aktgjykimit, ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, në rrugën “Çerçiz Topulli”, pas një zënke të çastit mes të akuzuarit dhe viktimës B.M.
Sipas përshkrimit të rastit në aktgjykim, A.G. kishte shkuar në shtëpinë e tij për të marrë një armë automatike të tipit AK-47 dhe më pas ishte kthyer në vendin ku ndodhej viktima, i cili po ecte në shoqëri me bashkëshorten, vajzën dhe dy persona të tjerë.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, (Kryetarja e trupit Gjykues– Sadije Selmani, dhe anëtarët Ajser Skenderi dhe Artan Sejrani) ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të akuzuarit A.G., për shkak se
ËSHTË FAJTOR,
Me datë 03 shtator 2023, rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, në rr. “Çerçiz Topulli”, i akuzuari A.G., privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të akuzuarit dhe viktimës, i akuzuari A. me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vëren viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza e viktimës), dhe të dëmtuarit RM., dhe H.Sh., atëherë i akuzuari A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike Type 56 -variant e tipit AK-47, e kalibrit 7.62×39 mm, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M., me ç’rast të njëjtin e godet në pjesën e përparme të trupit, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i akuzuari i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepura edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, të dëmtuarat H. dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës ndërsa i dëmtuari R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen nga i akuzuari, më pastaj i akuzuar A.G., largohet në drejtim të automjetit të tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të
panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.M., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza e viktimës), R.M, dhe H.Sh., u rrezikon jetën. Me këtë ka kryer veprën penale – Vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 pika 1.5 (privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë) të KPRK.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit A.G., e GJYKON: