Ministri i brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi se kjo e shtunë pritet të jetë një ditë me “rrezik shumë të lartë” për rendin publik.
Për këtë, ai tha se do të angazhojë sërish 70,000 forca policore për të garantuar sigurinë në vend, transmeton Klankosova.tv
Sipas Reuters, Nunez u tha gazetarëve të enjten se disa grupe radikale kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për tubime të dhunshme në atë ditë.
Kjo ditë përkon edhe me natën e Halloween-it dhe se reagimi i forcave të sigurisë, sipas tij, do të jetë “jashtëzakonisht i vendosur”.
“31 tetori është një ditë që paraqet rrezik shumë të lartë për rendin publik”, shtoi ai.