Interi nis bisedimet për Chiesan, Liverpooli kërkon 15 milionë euro

Prishtinë | 30 Tet 2026 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Interi ka nisur bisedime joformale me Liverpoolin për transferimin e Federico Chiesas gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton “Fussball News”.

Sulmuesi italian, 29-vjeçar, ka pasur vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në Liverpool dhe mund të largohet nga klubi anglez në afatin kalimtar të dimrit.

Interi nuk është skuadra e vetme që po e përcjell situatën e Chiesas. Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Milani, Roma, Atalanta dhe Lazio.

Liverpooli raportohet se është i gatshëm ta shesë futbollistin për rreth 15 milionë euro, pasi ardhja e Bradley Barcolas ka zvogëluar edhe më shumë mundësitë e tij për të luajtur.

Chiesa iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi, por deri më tani nuk ka arritur të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadrën angleze. Një rikthim në Serie A mund të jetë opsion për të rifilluar karrierën e tij.

Të ngjashme