Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Heronjtë nuk vdesin kurrë

Prishtinë | 01 Nën 2026 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se shtatorja e Pajazitit i jep frymëzim dhe shpresë, duke vlerësuar qëndrimin e tij prej një njeriu të vendosur dhe sypatrembur.

Ajo ka theksuar se pavarësisht viteve që kalojnë, Zahiri mbetet përherë i ri në kujtesën e popullit, si një ndër luftëtarët e parë të lirisë.

“Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje”, ka shkruar Çitaku, duke i uruar 64-vjetorin e lindjes heroit Zahir Pajaziti.

Të ngjashme