Një 27-vjeçar dhe një foshnje gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Demiraj të Gjilanit

Prishtinë | 01 Nën 2026 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Një 27-vjeçar dhe një foshnje janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani ka konfirmuar se trupat e pajetë u dërguan në IML për obduksion.

Rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga ky i fundit është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si “Hetim i vdekjes”’, tha Hashani për Betimi për Drejtësi.

Të ngjashme