Një person është shoqëruar në polici nën dyshimin se nuk ka përfillur vendimin e gjykatës për të paguar alimentacionin për fëmijët.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe u iniciua si “Mospërfillje e gjykatës”.
“Prishtinë 30.04.2026, NN. I dyshuari (m/k) ish bashkëshorti i ankueses f/k, dyshohet se nuk përfill vendimin e Gjykatës për të paguar alimentacion për fëmijët e tyre. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.