Me ardhjen e sezonit të vjeshtës, ndryshojnë edhe trendet e bukurisë, ndërsa një vëmendje të veçantë po marrin dizajnet e thonjve.
Këtë sezon, në fokus janë ngjyrat si kafeja çokollatë, bordo, e kuqja e errët dhe nuancat nude. Krahas tyre, po pëlqehen edhe thonjtë me efekt shkëlqyes, dizajnet minimaliste dhe detajet elegante.
Ndryshe nga modelet me shumë dekorime, këtë sezon po vlerësohen më shumë thjeshtësia dhe eleganca, duke i bërë thonjtë një pjesë të rëndësishme të stilit të përditshëm.
Ekspertët e bukurisë rekomandojnë që, përveç pamjes, të mos neglizhohet edhe kujdesi për thonjtë natyralë dhe hidratimi i duarve.