Yamal dhe Raphinha, dyshja e frikshme e golit te Barcelona

Screenshot
Prishtinë | 02 Nën 2026 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është rikthyer fuqishëm te fitoret, duke mposhtur Alavesin me rezultat 6-1, ndërsa protagonistët kryesorë ishin Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët realizuan nga dy gola.

Dyshja sulmuese po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon.

Së bashku kanë shënuar 29 gola në 14 paraqitje, prej tyre 25 në La Liga dhe katër në Ligën e Kampionëve, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Raphinha është veçanërisht në formë. Braziliani ka realizuar 17 gola dhe ka dhënë tri asistime në 12 ndeshje, duke shënuar mesatarisht një gol çdo 50 minuta.

Në anën tjetër, Yamal ka regjistruar 12 gola dhe 11 asistime në 14 ndeshje, duke vazhduar të dëshmojë rëndësinë e tij në skuadrën e Hansi Flickut.

Barcelona ka rifituar efikasitetin ofensiv pas dy humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit. Me Yamal dhe Raphinhan në këtë nivel, sulmi katalunas po shndërrohet në një makineri të vërtetë golash.

Të ngjashme