Zhegrova pritet të jetë titullar në derbin ndaj Napolit

Prishtinë | 01 Nën 2026 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova mund të luajë sot (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin.

Juventusi është nikoqir i Napolit të dielën mbrëma në Allianz Stadium me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Kjo ndeshje derbi pritet të jetë shumë e veçantë për sulmuesin anësor kosovar, Edon Zhegrova.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij titullar pasi duan të performojnë fuqishëm pas humbjes zhgënjyese në Genoa.

Të ngjashme