Tornike Kvaratskhelia, vëllai 16-vjeçar i yllit të PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia, po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Dinamo Tbilisi.
Talenti gjeorgjian ka debutuar me ekipin e parë dhe deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Juventusi dhe Bayern Munchen.
Madje, klubi gjerman e ka ftuar të vizitojë ambientet e tij, ku Tornike është stërvitur dhe ka luajtur edhe një ndeshje miqësore.
I riu luan në të njëjtin pozicion si vëllai i tij dhe ka një stil të ngjashëm loje.
Ai ka bërë përshtypje edhe në Ligën e të Rinjve, ku së fundmi shënoi dy gola dhe dha një asistim në fitoren 3-0 ndaj Kopenhagës.
Tornike ka përfaqësuar edhe Gjeorgjinë U21, pavarësisht se është më i ri se bashkëlojtarët e tij.
Për momentin, synimi i tij është të fitojë një vend të përhershëm në formacionin e parë të Dinamo Tbilisit, përpara se të mendojë për një transferim jashtë vendit.