Interi po synon ta vazhdojë dominimin në futbollin italian, por objektivi i madh i klubit zikaltër mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Milano ka fituar tituj të rëndësishëm në Itali, mirëpo trofeun më prestigjioz evropian nuk e ka ngritur që prej vitit 2010.
Nën direktivat e Cristian Chivus, i cili mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghit, Interi synon të bëjë hapin e madh edhe në Evropë.
Megjithatë, rruga drejt këtij objektivi nuk është e lehtë.
Eliminimi nga Bodo/Glimti sezonin e kaluar tregoi se skuadra ka ende punë për të bërë, ndërsa forcimi i skuadrës shihet si një nga kushtet kryesore për të konkurruar seriozisht për trofeun.