Një person është arrestuar në Gllogoc, pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë kohës kur ata po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se ka përdorur kërcënime verbale ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“Gllogoc / 02.11.2026 – 13:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje. Lidhur me rastin i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.