Sulmi kibernetik i kripto-platformës Binance tregon qartë se jemi ende në fazat e hershme, ndoshta edhe në vetë fillimet e të kuptuarit se si ndërlidhen ngushtë inovacioni digjital bitcoin me sigurinë kibernetike.
Ndërsa për mediumet ndërkombtare ishte një ditë e bekuar për klikime dhe publikime te lloj-lloj artikulli që mbjell frikë e pasiguri, dhe shkakton ankth te lexuesi dhe investitorët e ri.
Përndryshe, kjo njihet si metodë për rritjen e fitimeve përmes “clickbait”-it — një strategji marketingu e bazuar në psikologji e krijuar për ta mbajtur lexuesin në një gjendje tensioni dhe pasigurie.
Nga ana tjetër, Binance si kripto-platforma më e madhe në treg mund ta konsiderojë vetën me fat në këtë fatkeqësi, e cila vjen si një lëshim i protokolleve kibernetike e jo si kompromitim i llogarive të saj nga mbrenda.
Me fat sepse Binance nuk është ende një kompani publike që tregtohet në bursën nderkombtare, siç për shembull janë platformat e ngjajshme si Coinbase apo Robinhood.
Po të ishte e tillë, vlera e aksioneve të saj do kishin pësuar rënie drastike sot, aq sa asnjë zhvillim tjetër në të ardhmën e afërt nuk do t’i kompensonte humbjet e saj.
Por si u bë që Bitcoin pëson rënie për shkak të dështimit të platformës Binance ?
Për ata që janë më pak të informuar, Binance është thjesht një platformë online e krijuar për manaxhimin e llogarive të individëve që posedojnë kripto asete, qofshin ato Bitcoin apo Ethereum.
Për ta sqaruar sadopak këtë kakofoni medikatike, e para dhe më e rëndësishmja mbetet fakti se përgjegjësia për mirembajtjen, sigurinë, apo qasjen në llogarinë personale të klientëve të Binanace i takon kompanisë në fjalë. Këto marrëveshje rëndom bëhen përmes kontratës mes klientit dhe platformës, e kjo do të thotë që Binance mbulon cdo dëm eventual në rast të dështimit të platformës, hakërimit apo ndonjë problemi tjetër teknik.
Së dyti, Binance nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Bitcoin-in. Në fakt, asnjë kompani – qoftë ajo private apo publike nuk mund të pretendojë se është pjesë e Bitcoinit.
Binance dhe platformat tjera si Coinbase apo Robinhood, ofrojnë shërbime të ngjajshme me ato të bankave, siç janë menaxhimi llogarive, kreditë apo huatë.
Megjithatë, ato mbeten entitete të pavarura dhe asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë lidhje direkte me Bitcoin-in.
Ky është një fakt thelbësor, një fakt që shumica e investitoreve te ri të ndikuar nga rrjetet sociale, ose refuzojnë ta kuptojnë, ose nuk duan ta pranojnë njëherë e mirë.
E megjithatë, pas hakerimit të Binance, po këta individë nxitojnë të nxjerrin përfundime tejet negative dhe të pabazuara duke pretenduar se Bitcoini ka deshtuar si aset dhe rënia do jetë edhe më e thellë.
Ky incident, sado spektakolar që mund të duket nga këndvështrimi i sigurisë kibernetike, thjesht tregon se sa i vlefshëm dhe i çmuar është Bitcoini për miliona investitorë me llogari tek Binance, dhe pse Bitcoini mbetet caku kryeorë për hakerët nga Korea Veriore dhe jo vetem.
Korea Veriore, për shkak të mungesave të theksuara të zhvillimeve industriale vazhdimisht inkurajonë hakerët me përvojë të bëjnë sulme kiberentike nëpër platforma të ndyshme për vite me rradhë.
Pikërisht për këtë arsye ata sulmuan platformën Binance për të siguruar Bitcoin në vlerë rekorde mbi 6 miliardë dollarë, dhe për këtë deshtim platforma Binance po e paguan shtrejtë, jo vetem në kompensim të klientëve të saj por edhe në besim si ‘brend’ te
investitorët e ri.