Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.
Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij.
Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit.
Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestues të tjerë kanë vijuar të qëndrojnë në shesh, ku situata për momentin vijon të jetë e qetë./TCH