Mblidhet Kryesia e Kuvendit, propozohet rendi i ditës për seancën e radhës

Prishtinë | 09 Nën 2026 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00, për të caktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në rendin e ditës së seancës është paraparë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë një mocion përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Në rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
  5. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
    III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme