Një deputete e PDK -së sot, në Ditën Botërore të Planifikimit Urban, me të drejtë kishte ngritur shqetësime

Prishtinë | 09 Nën 2026 | 16:24 | Nga Imer Mushkolaj

Një deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sot, në Ditën Botërore të Planifikimit Urban, me të drejtë kishte ngritur shqetësime për planifikimin e keq urban dhe urbanizmin në mbarë Kosovën.

Por, janë këshilltarët e kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilët kanë votuar “pro” planit të Perparim Ramës për nisjen e shkatërrimit të lagjes Ulpiana.

Gjatë fushatës zgjedhore Uran Ismaili promovonte të kundërtën e mënyrës së qeverisjes së Ramës, ndërkaq tash bëhen bashkë për shkatërrim mjedisor e urbanistik.

Zgjedhjet vijnë shpejt dhe PDK është po aq përgjegjëse sa LDK’ja, në mos edhe më shumë, për shpërfytyrimin e kryeqytetit.

Siç kishte shkruar deputetja e PDK’së, qytetet e Kosovës duhet ta ndryshojnë qasjen dhe të reflektojnë mbi të drejtën për qytetin, planifikimin me qytetarët, drejtësinë hapësinore, identitetin urban, ruajtjen e kujtesës kolektive e trashëgimore dhe qytetin e qëndrueshëm.

PDK në Prishtinë, duke bërë pakt me Perparim Ramën, ka zgjedhur të mos i mbrojë këto vlera. Ka zgjedhur degradimin, në vend të reflektimit.

Të ngjashme