Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej të cilave 19 me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme, nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Në kuadër të aktiviteteve policore, janë shqiptuar 1,726 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 21 persona.
Nga personat e arrestuar, 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor. Një person ndodhet në vuajtje të dënimit.