VIZITA E JAKUP KRASNIQI DHE PROTOKOLLI I SIGURISË, SHFAQJE E SHQIPTAROFOBISË NË DHS DHE ZPS

Prishtinë | 22 Nën 2026 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Shkruan: Hisen Berisha 

Sjellja ndaj Jakup Krasniqit gjatë vizitës së lejuar në familje, dëshmoi se në DHS dhe ZPS kemi të bëjmë me një qasje shqiptarofobe të personelit që i përbën këta dy mekanizma juridikë, të krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, por të vënë në funksion nga personel ndërkombëtar.

Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me joproporcionalitetin e forcës dhe të masave protokollare të sigurisë që u përdorën gjatë vizitës. Kemi të bëjmë me një tendencë të qartë për të na trajtuar si shqiptar brenda përkufizimeve shqiptarofobe të elaboratëve famëkëqija serbë.
Kjo është mendësia që ka shoqëruar veprimtarinë e eksponentëve antishqiptarë dhe shqiptarofobë të trupit gjykues dhe të ZPS-së, me theks Charles Smith dhe Jack Smith, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për qasjen prejudikuese dhe menyren e veprimt ne kete proces, qështë largë me standardet e drejtësis dhe interpretimin e ligjeve.

Një tjetër eksponent shqiptarofob i deshmuar po ashtu, prejudikues dhe i predispozuar armiqësisht ndaj shiptarëve si racë, e në shërbim të interesave të sigurisë dhe prokurorisë serbe, është Salustro – prokuror i EULEX, i cili, pasi njollosi pothuajse çdo eksponent të luftës çlirimtare të Kosovës, sot shërben si këshilltar i kryeprokurorit shtetëror serb. Ky është një fakt që nuk mund të kalohet në heshtje dhe që kërkon përgjegjësi e shpjegim institucional.

Por, një gjë nuk arrijnë ta kuptojnë të gjithë ata që kënaqen me këto shfaqje të varfra e të turpshme të institucioneve që vet i krijuam por të abuzuara nga një staf ndërkombëtar profiterësh materialë dhe të autoritetit, të cilët, në emër të vendosjes së standardeve të drejtësis, kanë ndërtuar një mendësi përçmuese ndaj shqiptarëve.

Në emër të standardeve në drejtësi, arsim, siguri, menaxhim publik dhe në të gjitha fushat e zhvillimit institucional, këta eksponentë kanë ushtruar një arrogancë të papranueshme, duke na trajtuar si një shoqëri të gjoja primitive dhe të paaftë për të qenë e lirë dhe për të qeverisur veten, apo siç qarkullon deklarata e kryegjyqtarit Smith, si “kafshë të egra që duhen zbutur”. Kjo nuk është drejtësi, as mision ndërkombëtar. Është abuzim me autoritetin dhe përbuzje ndaj një populli që lirinë e vet e ka fituar me luftë – si shkalla më e lartë e vetëdijes njerëzore dhe sakrifica ndër vite.

Nga këta abuzues, që kanë humbur çdo kredibilitet moral dhe institucional, Kosovën mund ta mbrojë vetëm një reagim i vendosur politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes DASH-it dhe Shtëpisë së Bardhë. Për ketë duhet një diplomaci me integritet dhe kurajo profesionale e intelektuale të loboj te aleatet, me theks SHBA – seat, kongres, e ne Shtëpin e Bardhë.
Qëndrimet dhe cilësimet e Presidentit Trump ndaj abuzimit me pushtetin juridik, cenimit të rendit kushtetues dhe veprimtarive të tilla, me shprehjet e tij të ashpra si “tradhtarë të Kushtetutës amerikane”, “qen i çartur” dhe “vrasës”, duhet të shërbejnë si sinjal se askush nuk mund të fshihet pas autoritetit ndërkombëtar për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

SHBA-ve duhet të iu kërkohet të ndërhyjnë politikisht dhe institucionalisht ndaj këtij mekanizmi juridik, i cili tashmë ka kaluar në varësi të Këshillit të Evropës. Nuk mund të lejohet që një mekanizëm i krijuar në emër të Kosovës të shndërrohet në instrument që cenon dinjitetin e saj shtetëror dhe historinë e luftës çlirimtare, duke iu mbivendosur pokërisht institucioneve dhe shtetit që e ka krijuar dhe të vendos “në emër të shqiptarëve – kundër vetë shqiptarëve si identitet kombëtar, politik – shtetëror dhe historik.

Në modelin amerikan duhet të veprojnë edhe institucionet e Kosovës. Kuvendi duhet t’i thërrasë në interpelancë përfaqësuesit përgjegjës të këtyre mekanizmave, t’u kërkojë llogari për veprimtarinë e tyre dhe të iniciojë procedurat penale për përgjegjësi personale dhe institucionale për çdo shkelje, përfshirë tradhtinë e interesit shtetëror të Kosovës.

Nuk mund të vazhdojmë të sillemi sikur Kosova nuk është shtet dhe sikur përfaqësuesit e saj duhet të kërkojnë leje për të mbrojtur dinjitetin, historinë dhe interesin e vet kombëtar.

Jakup Krasniqi nuk është objekt për demonstrimin e forcës së këtyre mekanizmave. Ai është një nga përfaqësuesit e luftës dhe të shtetformimit të Kosovës. Trajtimi i tij është çështje dinjiteti njerëzor, por edhe çështje e dinjitetit të Republikës së Kosovës.

KOSOVA NUK DUHET TË HESHTË, AS TË PRANOJË TË POSHTËROHET NË EMËR TË DREJTËSISË!

Të ngjashme